Rozë Ndërkombëtar

Miley Cyrus prezanton këngën e re

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, vitin 2023 duket se e ka nisur me projekte të reja.

Ajo ka njoftuar se do të publikojë këngën e re, të titulluar “Flowers” më 13 janar.

Ajo ka ndarë edhe pamje nga videoklipi i këngës.

“New Year, New Miley, New Single”, ka shkruar ajo.

“Flowers” do të jetë projekti i saj i parë që nga “Midnight Sky” i vitit 2020.

/Shqip.com