Milani kërkon Ziyechin

Tregu i transferimeve te AC Milan po fillon.
Hakim Ziyech është objektivi i parë për “Rossonerët” dhe dy klubet po punojnë për të gjetur formulën e duhur për transferimin, shkruan Sky Sports.
Pas rinovimeve të Maldinit dhe Massara, tani merkato e transferimeve të AC Milan mund të shkojë drejt.
Mes objektivave të kuqezinjve është gjithmonë Hakim Ziyech, obsesioni i vjetër i drejtuesve të kuqezinjve dhe largimi nga Chelsea.

Ka pasur kontakte të reja mes dy klubeve dhe po kërkohet formula e duhur për transferimin.
Duhet kohë, por Milani është i sigurt.
Ziyech ka një kontratë me Chelsean deri më 30 qershor 2025.
Në shkurt të vitit 2020 klubi anglez njoftoi blerjen e tij nga Ajax, duke i paguar 40 milionë euro plus bonuse.

Mesfushori sulmues ka luajtur 83 ndeshje me fanellën e Chelseat, 44 prej të cilave në sezonin e fundit në gjashtë gara të ndryshme (Premier League, League Cup, FA Cup, Kupa e Botës për Klube dhe UEFA Super Cup).
Gjithsej 2489 minuta me tetë gola të shënuar./Shqip.com