Lajme

Miftaraj reagon për kryeprokurorin nga Gjakova që ia dërgoi pyetjet e testit gazetares

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhalla dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë.

Ai këto pyetje ia ka dërguar gazetares së tyre, Adelina Ahmeti duke shkruar “këto janë pyetjet e testit me shkrim”.

E për këtë ka reaguar edhe kryetari i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftara, i cili ka thënë se duhet të këtë reforma në sistemin prokurorial dhe për këtë nuk ka alternative tjetër.

“A keni ende dyshime për nevojën për Vetting në Kosove? A po e kuptoni se reforma ne sistem prokurorial nuk ka alternative?

Sa më pak integritet, mundësitë me qenë anëtar në KPK dhe më marr pozite të Kryeprokurorit janë me të mëdha.  Sigurisht, me pak përjashtime te rralla, shumë të rralla”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në lidhje më këtë publikim nga Kallxo.com, ka reaguar edhe Zyra e Prokurorit të Shtetit, ku thuhet se ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit Besim Kelmendi, do të ndërmarrë veprime ligjore.

Lexo edhe:
Zyra e Prokurorit të Shtetit: Do të ndërmerren veprime ligjore për rastin e kryeprokurorit të Gjakovës

“Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e ZPSH-së.

Për rastin ka reaguar dhe ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lexo edhe:
Haxhiu pas publikimve për kryeprokurorin e Gjakovës: Arsye e mjaftueshme për të ndërmarrë masa ligjore

Haxhiu tha se publikimi i sotëm ku dëshmohet që Buzhala ka dërguar gabimisht pyetjet për bashkëpunëtor profesional është arsyeje e mjaftueshme për të ndërmarre masa ligjore./SHQIP.com