Sport Ndërkombëtar

Messi ia bën sefte në Kupën e Botës, shënon ndaj Arabasë Saudite

Argjentina e nis rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror me duelin ndaj Arabisë Saudite në kuadër të Grupit C, shkruan Shqip.com.

Argjentina ka kaluar në avantazh prej 1:0 m golin e realizuar nga Lionel Messi nga penalltia në minutën e 9-të të ndeshjes.

Ndeshja që fillon në ora 11:00, do të luhet në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Argjentinasit do të synojnë të marrin pikët e plota në këtë duel që cilësohen si favoritë në letër, për të lehtësuar më tej kalimin e fazës së grupeve.

Në anën tjetër, Arabia Saudite që cilësohet si autsajderer e grupit, do të tentojë të bëjë mrekullinë.

/Shqip.com