Messi i dhuron tre pikë PSG-së
Publikuar:
(18.09.2022 23:23:58)

Leo Messi ishte arsyeja pse tifozët e Paris Saint Germain – festuan sonte.
Sulmuesi argjentinas e shënoi golin e vetëm – në ndeshjen ndaj Lyonit në fitoren 0-1.
Për 35 vjeçarin ky ishte goli i katërt në këtë sezon të Ligue 1 – krahas shtatë asistimeve.
Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Neymar Jr – i cili e regjistroi asistimin e shtatë sezonal – teksa ka shënuar tetë gola.
Sa i përket formës ekipore – PSG-ja është lidere në tabelë – me 22 pikë të grumbulluara.
Skuadra e udhëhequr nga Christophe Galtier ka arkëtuar shtatë fitore dhe një barazim – ndërsa me humbje nuk është njoftuar ende.
Kampionët e Francës – formë të lartë kanë treguar edhe në Ligën e Kampionëve – ku kanë regjistruar dy fitore në po aq ndeshje dhe prijnë në Grupin H. =/Shqip.com