Messi e humb durimin në ndeshjen ndaj Brazilit

Lionel Messi reagoi në mënyrë shumë të ashpër ndaj Rodrygo-s pasi ylli brazilian e cilësoi skuadrën e Argjentinës si “frikacake”.
Para se të fillonte ndeshja, pati skena të dhunshme në tribuna, teksa tifozët u përleshën me policinë lokale.
Në një moment, Messi u pa duke folur me sulmuesin e Brazilit dhe Real Madrid-it, Rodrygo. Ata patën një bisedë të ndezur mes tyre, ku pjesë ishte dhe De Paul.
Sipas medias argjentinase “TyC Sports”, Rodrygo i tha Messi-t dhe Rodrigo de Paul-it se ata ishin “frikacakë” që u kthyen në dhomën e zhveshjes pas dhunës në tribuna.
Si përgjigje, Messi e kapti në qafë sulmuesin, duke i bërë disi presion: “Ne jemi kampionët e botës, pse jemi frikacakë? Qepe gojën”.
Tears Rodrygo owned Messi. pic.twitter.com/4RaUtCP55f
— 𝙇𝘽𝙕 (@losblancoszone) November 22, 2023
/Shqip.com