Rozë

Mes shumë spekulimesh, Arbana sqaron se pse nuk është pjesë e televizionit

Ish-moderatorja e “Big Brother”, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media muajve të fundit, duke hedhur dritë mbi raportet e saj me Top Channel dhe të ardhmen e saj në botën e televizionit.

Në një intervistë të veçantë me Mira Kazhanin, ajo foli gjithashtu për biznesin e saj dhe spekulimet për kërkesën e saj financiare.

Ajo u pyet nëse do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel.

“Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”, përgjigjet ajo, duke e prerë shkurt spekulimet.

Kur biseda arrin te pyetja se a ka kërkuar Arbana një shumë prej 600 mijë eurosh për kthimin e saj në “Big Brother”, ajo qeshi lehtë dhe tha:

“Nëse unë do të isha orientuar nga paratë për vendimet e mia të rëndësishme, do të isha ose shumë e pasur ose shumë e varfër”, deklaron ajo.

“Paratë nuk janë kurrë në zemrën time kur bëhet fjalë për vendimet e mia. Jam gjithmonë e motivuar nga zëri i zemrës”.

Arbana thekson gjithashtu se gjatë viteve të saj si moderatorë e “Big Brother”, ka mbetur besnike ndaj formatit dhe ndaj teleshikuesve që kanë ndjekur programin me ose pa të.

Ajo ka folur gjithashtu edhe për raportin e saj me konkurrentët, veçanërisht me Luiz Ejllin, duke pohuar se ka respekt të thellë për guximin dhe kontributin e çdo pjesëmarrësi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Derisa në Shqipëri tashmë dihet kush po e drejton edicionin e Big Brother, në Kosovë kanë nisur të gumëzhijnë zërat se Arbana do të mund të jetë prezantuese e Big Brother Vip Kosova.

Madje ka qenë këngëtari dhe prezantuesi Robert Berisha, i cili deri më tani e ka pasur emisionin në Klan Kosova, ku në një rast ka deklaruar se Arbana është shpesh e pranishme në objektin e këtij televizioni.

/Shqip.com