Rozë

Megi Pojani në lidhje me futbollistin e njohur shqiptar

Aktorja shqiptare Megi Pojani përherë ka qenë e rezervuar sa i përket jetës private.

Mirëpo, së fundmi deshi apo nuk deshi lidhja saj u zbulua, e kjo me anë të disa imazheve.

Pas rikthimit në rrjetin social “Instagram”, ajo ka postuar disa fotografi nga mund të shohim që ajo po shijon disa ditë pushime në ishujt e Afrikës Lindore. Por ajo çfarë ra në sy ishte postimi i futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi.

Nga fotot e publikuara nga dyshja mund të shohim qartë që ata ndodhen në të njëjtin vend dhe se po shijojnë pushimet bashkë.

Endri është një futbollist mjaft i njohur i kombëtares së Shqipërisë dhe luan me ekipin turk të Konyasporit.

Pas këtij pushimi pritet edhe deklarata e aktores së suksesshme të serialit H.O.T./Shqip.com