Rozë

Megi akuza jurisë, Armand Peza: Të mendova të bukur por je e thellë

“Dancing With The Stars” është duke ju afruar finales.

Për këtë edhe konkurrentët kanë filluar që t’i marrin gjerat më seriozisht dhe të luftojnë për çmimin e madhe.

Ata shpeshherë nuk kanë rënë as dakord me kritikat e jurisë dhe i kanë komentuar ato si personale dhe të qëllimshme.

Një ndër to ka qenë Megi Pojani, e cila është shprehur se juria dëshiron ta përçajë dyshen mes saj dhe Jurgenit dhe ta bëje atë të dyshojë tek vetja.

“Kjo është një garë dhe të gjithë jemi treguar egoistë, nuk më pëlqen dëshira e Dalinës për të pompuar egoizmin tim se nuk kishte ku të mbështetej. Kjo juri duhet të zbërthyer kodi morf. Ata duan të na përçajnë për të sunduar në Dancing with the Stars. Juria do të më bëje të dyshoj tek vetja, kam kuptuar strategjinë e tyre, një javë janë kritikë, op e rregullojnë pak pastaj. Juria ka dy standarte, nuk qëndron vetëm baleti këtu se vetëm një balerin profesionist është në juri”.

Pas kësaj ka reaguar edhe Armand Peza, i cili edhe ka lavduar blogeren.

“Kam qenë paragjykues me ty dhe të kërkoj ndjesë, të kam konsideruar si një vazo të bukur por ke thellësi, gjatë gjithë kohës kur ke dashur ke punuar me hope, fillove të punosh pas javës së pestë i ke marrë më të mirën këtij show. Ti nuk ke bërë vetëm kërcim në këtë spektakël ke bërë show këtu”.

Ndryshe, Megi është në finale.

/Shqip.com