Rozë

MC Kresha në përkrahje të Bedri Hamzës, pijnë çaj në Mitrovicë

Bedri Hamza dhe Mc Kresha

Reperi i njohur, Mc Kresha se fundi ka treguar se është përkrahës i kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për kryetar të Mitrovicës.

E sot gjatë ditës ai ka takuar atë duke biseduar dhe pirë çaj në një nga lokalit e këtij qyteti.

Hamza e ka cilësuar MC Kreshën si një prej të rinjve të Mitrovicës, që me punë dhe përkushtim po ia lartëson emrin komunës së tyre.

“Me Kreshën, një prej të rinjve kreativë dhe më të suksesshëm të Mitrovicës, këtë të diel pimë çaj dhe biseduam për rininë, talentet dhe qytetin tonë”, tha ai.

Ai më tej, ka deklaruar se Mitrovica ka nevojë për përkrahjen dhe talentin e personave si Mc Kresha.

“Më nderoi shumë me përkrahjen dhe frymëzimin që më dha. Mitrovica ka nevojë për njerëzit e saj dhe kontributin e tyre. Kresha është njëri prej tyre, që me punë dhe përkushtim po ia lartëson emrin komunës sonë”, ka shkruar Hamza./SHQIP.com