Mbyllet lokali ku filloi përleshja që përfundoi me vrasje
Lokali i natës “Kobra City” në Prizren, ku mëngjesin e sotëm nisi një përleshje e cila përfundoi me një të vdekur e një të plagosur, është mbyllur nga Drejtoria e Inspektoratit.
Lajmin për Shqip.com e bëri të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha është kryer bastisje në lokalin ku ka nisur përleshja dhe në shtëpinë e pronarit Dibran Hoxha.
Në vendngjarje Bytyqi konfirmoi se janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.
“Është kryer bastisja e lokalit si dhe shtëpisë së të dyshuarit. Në vendngjarje anë gjetur së paku tri gëzhoja dhe lokali i demoluar. Aktualisht po vazhdon intervistimi i të dyshuarit dhe personave të tjerë, dëshmitarë okularë si dhe pjesëtarë të stafit të lokalit”, tha Bytyqi.
Tutje, bëri të ditur se janë duke u analizuar provat dhe dyshimet janë që vrasja ka ndodhur jashtë lokalit.

Ndërsa bëhet e ditur se Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta gjejë armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja në Prizren.

/Shqip.com