Lajme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të diskutohet për gjobat e pandemisë

Gjobat anti-COVID

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që të mblidhet gjatë ditës së sotme.

Siç është njoftuar në media, në këtë mbledhje pritet që të diskutohet për Projektligjin për faljen e masave ndëshkuese gjatë kohës së pandemisë.

Mbledhja pritet të fillojë që nga ora 11:00.

Policia e Kosovës gjatë kohës së aplikimit të masave anti-covid nuk ka kursyer aspak qytetarët.

329 mijë është numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për të gjithë ata që nuk i ka respektuar rregullat e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është bërë e ditur në një përgjigje për Shqip.com nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se Draft-propozimi për faljen e gjobave është propozim nga Partia Socialdemokrate.

Sekretari i PSD-së, Nol Nushi gjatë mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi disa javë më parë ka shpjeguar arsyeshmërinë e këtij ligji.

Lexo edhe:

Projektligji për faljen e gjobave gjatë pandemisë procedohet në Kuvend

“Arsyeshmëria e këtij projektligji ka qenë për shkak se pandeminë e kemi pasur si të panjohur por ai ligj që ka dal, ka dal si pasojë e votimit në Kuvend, mirëpo shkelja flagrante e atij ligji që ndodh prej partive të Kuvendit në fushatën e famshme të vitit 2021 na ka nxitë neve si qytetarë që me reagu ndaj kësaj padrejtësie dhe me e kërku faljen e përgjithshme të gjobave të shqiptuara në emër të këtij ligji”, kishte thënë Nushi.

Projektligji për faljen e gjobave ka shkuar në Kuvend pa miratim nga ana e Komisionit për Shëndetësi

/Shqip.com