Lajme

Mblidhen deputetët , pritet të shqyrtojnë dy projektligje

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që sot të mblidhen për të mbajtur seancën e radhës.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohen dy projektligje.

Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike janë dy projektligjet të cilat pritet të shqyrtohen gjatë seancës së parë që nis në ora 10:00.

Ndërsa duke filluar nga ora 12:00, pritet të vazhdojë seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.

/Shqip.com