Lajme

Mbi një mijë raste pozitive me COVID-19 gati çdo ditë në Kosovë, MSH-ja apelon vaksinimin

COVID-19, ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, ka apeluar që qytetarët të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, njoftohet se kjo kërkesë ka ardhur pas rritjes drastike të rasteve të reja me COVID-19

“Qytetarë të nderuar, Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1853 raste të COVID-19. Me qëllim të mbrojtjes, shmangies së formave të rënda të sëmundjes dhe parandalimit të vdekjeve ju lusim që të vaksinoheni, me dozën që ju e keni në radhë, sipas ecurisë së vaksinimit tuaj”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Tutje, MSH-ja njofton se për shkak të rritjes së rasteve pozitive është rritur edhe numri i pacienteve që po trajtohen nga ky virus në spitalet e përgjithshme të Kosovës dhe QKUK.

“Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të vendit numri i pacientëve që janë duke u trajtuar për COVID-19 është 92, në mesin e të cilëve edhe të pa vaksinuar. Ky numër mund të rritet dhe të shkaktojë ngarkesë shtesë për spitalet, profesionistët tonë shëndetësor dhe për më tepër edhe humbje të jetëve të njerëzve tone”

Tutje, MSH-ja thotë se vaksina është arma kryesore në mbrojtjen kundër COVID-19, dhe kërkon nga qytetarët që të ju përgjigjën pozitivisht thirrjes për vaksinim.

“Vaksina mbetet sot arma kryesore, jo vetëm në Kosovë, e mbrojtjes kundër COVID-19, prandaj, ju lusim që t’i përgjigjeni pozitivisht thirrjes për vaksinim, për vete, për prindërit dhe fëmijët tuaj dhe për një shoqëri të shëndetshme”.

Lexo edhe:
MSH-ja miraton vaksinimin kundër COVID-19 të fëmijëve mbi pesë vjet

Theksojmë se MSH-ja ka miratuar vaksinimi i fëmijëve të moshës 5-11 vjeç me vaksinat kundër COVID-19.

Në njoftimin për media nga MSH-ja, thuhet se fëmijët e kësaj grupmoshe mund të vaksinohen që tani, vetëm se duhet më qenë nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor.

Ndërsa për personat mbi moshën 60 vjeçare është rekomanduar që të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës, me kusht që të kenë kaluar së paku katër muaj nga vaksinimi me dozë të tretë.

Lexo edhe:
3 të vdekur dhe 1.853 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 1853 raste pozitive me COVID-19, në Kosovë.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 raste të vdekjes

Deri më sot 824.140 janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 104.491 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo edhe:
IKShPK-ja apelon të mbahen maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinoheni

Kujtojmë se krahas vaksinimit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka apeluar qytetarët për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe ka ftuar ata që të kenë kujdes të shtuar./Shqip.com