Lajme

IKShPK-ja apelon të mbahen maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinoheni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinim pas rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë ditëve të fundit në vend.

Përmes një njoftimi, IKShPK apelon për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe fton për kujdes të shtuar.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhimbje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Vaksinimi kundër COVID-19

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se dy persona kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit,

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë 1.440 kanë rezultuar  pozitive me këtë virus nga 3.669 testime të bëra.

Po ashtu bëhet e ditur për shërimin e 761 personave./Shqip.com