Lajme

MSH-ja miraton vaksinimin kundër COVID-19 të fëmijëve mbi pesë vjet

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar vaksinimi i fëmijëve të moshës 5-11 vjeç me vaksinat kundër COVID-19.

Në njoftimin për media nga MSH-ja, thuhet se fëmijët e kësaj grupmoshe mund të vaksinohen që tani, vetëm se duhet më qenë nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor.

“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Fëmijët e grupmoshës 11-15 vjeç mund të vaksinohen vetëm me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Megjithatë, MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë qytetarët mbi moshën 12 vjeçare të vaksinohen me dozën e tretë përforcuese kundër COVID-19.

COVID-19, ilustrim

Ndërsa për personat mbi moshën 60 vjeçare është rekomanduar që të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës, me kusht që të kenë kaluar së paku katër muaj nga vaksinimi me dozë të tretë.

Megjithatë, IKSHPK-ja ka apeluar qytetarët që të iu përmbahen masave preventive kundër COVID-19 duke përfshirë edhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura./Shqip.com