Mbappe shtang Realin dhe Liverpoolin, preferon një skuadër tjetër

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe do të prteferonte një kalim tek Arsenal nëse do të transferohej në Angli.
Me më pak se një vit deri në fundin e kontratës së tij me PSG-në, presidenti Nasser Al-Khelaifi ka njoftuar se Mbappe do të shitet këtë verë nëse nuk nënshkruan një kontratë të re.
Real Madridi është favorit për të marrë kampionin e Francës, ndërsa Liverpooli është përmendur gjithashtu si një destinacion i mundshëm.
Por, sipas Independent, nëse Mbappe do të transferohej në Premier League, ai mund të favorizojë një lëvizje tek Arsenal.

Mbappe ka mbetur i impresionuar nga trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta dhe puna në merkato e drejtorit teknik Edu.
PSG po kërkon 200 milionë euro për të shitur Mbappe, që ka shumë mundësi jetë një shumë papërballueshme për Arsenalin.
/Shqip.com