Kulturë

Mbahet takimi i fundit mes ministrit Hajrulla Çeku dhe komunitetit artistik

Takimi mes ministrit Hajrulla Çeku dhe komunitetit artistik

Është mbajtur takimi i fundit për këtë vit, mes ministrit Hajrulla Çeku dhe komunitetit artistik, në Kino Armata në Prishtinë.

Pjesë e këtij takimi ishte komuniteti i teatrove, ku u diskutua për identifikimin e sfidave, nevojave dhe bashkëpunimit për adresimin e shumë çështjeve.

Ministri Çeku, prezantoj punën që është bërë në fushën e teatrove, si dhe për planin e së ardhmes, në lidhje me teatrin.

“Në lidhje me teatrin, koncepti është që jeta teatrore të organizohet edhe përtej institucioneve publike dhe për këtë duhet të obligohet ministria në të ardhmen që të krijojë hapësira të reja për teatro të tjera dhe për organizime teatrore, sidomos në shkolla të Kosovës” veçoi ministri Çeku.

Takimi mes ministrit Hajrulla Çeku dhe komunitetit artistik

Çeku, gjithashtu foli për financimin e teatrove dhe projektet teatrore.

“Ndër temat kyçe që u diskutuan në këtë takim të përbashkët ishin mbledhja e analizës mbi gjendjen e tanishme të sektorit dhe ku duam ta dërgojmë teatrin, reforma ligjore në kulturë, e posaçërisht në fushën e teatrit, ku të parashihet edhe çfarë do të vije pas 20-30 viteve”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Në këtë takim gjithashtu u diskutuan edhe çështjet e organizmit në sektorin e teatrit, sundimin e ligjit, zhvillim e kulturës, rritjen e krijimtarisë dhe vlerave artistike në fushën e teatrit, për krijimin e hapësirave të reja për artistët e rinj.