Sport Ndërkombëtar

Matic largohet nga United në fund të stinorit

Pas pesë stinorëve në “Old Trafford”, Nemanja Matić, do të largohet në fund të stinorit.

Ish-lojtari i Chelseat ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por ka informuar klubin për qëllimin e tij.

Përmes një postimi në Instagram Matic ka bërë të ditur planet e tij për të ardhmen.

“Pas një mendimi të madh, kam vendosur që ky sezon të jetë i fundit me Manchester United. Kam informuar bordin, menaxherin dhe lojtarët për vendimin tim. Ka qenë një nder i madh dhe një privilegj të luaja për këtë klub të madh. Tani do të jap gjithçka deri në fund të sezonit për t’i ndihmuar shokët e mi të skuadrës të përfundojnë sa më fort që të jetë e mundur”.

Matic ka bërë 183 paraqitje për United që kur u bashkua nga Chelsea në verën e vitit 2017, duke shënuar katër gola./Shqip.com