Ekonomi

Mashtrimet me çmime, Inspektorati i Tregut shqipton 20 gjoba për operatorët ekonomik

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka shqiptuar 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje si dhe 9 sekuestrime.

Përmes një njoftimi për media thuhet se Inspektorati i Tregut, bashkë me Inspektorët e ATK-së, Inspektorët komunal dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar në të gjithë vendin, ku në disa operatorë ekonomikë kanë hasur në shkelje të ndryshme.

“Gjatë inspektimit, janë shqiptuar gjithsej 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje si dhe 9 sekuestrime. Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë Inspektorati i Tregut bashkë me Policinë e Kosovës kanë mbyllur dy depo të materialit ushqimor, pasi në to dyshohet se janë gjetur sasi të mëdha të vajit pa dokumentacion të prejardhjes së produktit.

Krejt ky aksion ka ardhur si shkak i ngritjes së çmimeve të konsumit, kryesisht vajit, që detyroi institucionet të marrin masa.

Lexo edhe:

Lexo edhe: