Rozë

Martohet futbollisti Arbër Zeneli-dalin pamjet nga dasma

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arber Zeneli i ka dhënë dje fund beqarisë.

Zeneli ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij prej kohësh, Dafina Hiseni, derisa nuk munguan pamjet nga ceremonia në llogaritë përkatëse në Instagram.

Sipas pamjeve të ndara në rrjetet sociale, çifti kanë organizuar një ceremoni tradicionale shqiptare, teksa shihet edhe një numër i madh i të ftuarave.

Çifti u dukën për mrekulli,  Arbëri me kostum elegant me ngjyrë të zezë, ndërkaq nusja dukej e mahnitshme me vellon e bardhë.

Kujtojmë që 27-vjeçari dhe partnerja e tij u fejuan në shtator të vitit të kaluar, pas ndarjes së tij nga Majlinda Hodën, me të cilën gjithashtu ishte i fejuar./Shqip.com