Lajme

“Martin Berishaj para drejtësisë”- vendosen mbishkrime në disa objekte në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme janë parë disa grafike të njëjta në disa ndërtesa të Institucioneve në Kosovë.

Këto grafitë mbajnë mbishkrimin “Martin Berishaj para drejtësisë”.

Martin Berishaj është ambasador i Kosovës në Kroaci për të cilin ka raportime në media se është i përfshirë në afera korruptive në disa vende të rajonit.

Krahas kësaj, Berishaj pretendohet se ka deklaruar rrejshëm pasurinë  e tij e kështu duke fshehur se është pronar i disa ndërmarrjeve në Mal të Zi vend ky që supozohet që ka ngritur hetime për Berishajn.

Kurse në Kosovë, Berishaj pretendohet se ka bërë edhe shmangje tatimore e veç tjerash  thuhet se ambasadori ka pasur marrëdhënie kontraktuale me një kompani e quajtur G.E.N e cila është më bazë në Serbi.

Kujtojmë se para disa muajsh, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte nisur hetimet për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Lexo edhe:

(Dokument) Berishaj nuk i ka deklaruar aksionet e dy kompanive vendore

Ndaj Berishajt ishte ngritur kallëzim penal i cili ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.

Shqip.com në prill të vitit të kaluar pati raportuar se Berishaj posedon aksione në dy kompani të cilat zhvillojnë biznes në Kosovës.

Por, këto biznese ku Berishaj është aksionar, nuk i ka deklaruar në deklarimin e pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Lexo edhe:

Anti-Korrupsioni dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj

Shqip.com kishte kontaktuar agjentin e regjistruar të firmës Zaslon Kosova L.L.C, Albert Hajrizaj, i cili ka thënë se kompania në fjalë është formuar në vitin 2008 dhe që nga ai vit nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet.

‘’Kjo kompani është hapur në vitin 2008, kjo kompani vetëm është hapur dhe është mbetur nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet’’ ka thënë nga kjo kompani për Shqip.com.

Katër muaj pas, Agjencia Kundër Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt.

/Shqip.com