Lajme

Berishaj: Hedh poshtë spekulimet, janë me prapavijë politike

Martin Berishaj
Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i ka komentuar edhe njëherë pretendimet për përfshirjen e tij të mundëshme në një aferë korruptive.

Derisa ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik, ai ka thënë se raportimet për përfshirjen e tij në një aferë janë qëllimkëqija.

“Jam shumë i gëzuar që prezantoj shtetin e Kosovës si ambasador në Kroaci. Ato janë spekulime të cilat i hedh poshtë e të cilat kanë qëllim denigrimin e personalitetit tim dhe imazhit të Kosovës”, është shprehur Berishaj para gazetarëve.

Besoj se shpifësit do të dalin para gjyqit, ka shtuar më tutje Berishaj.

Para disa muajsh, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte nisur hetimet për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Lexo edhe:
(Dokument) Berishaj nuk i ka deklaruar aksionet e dy kompanive vendore

Ndaj Berishajt ishte ngritur kallëzim penal i cili ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.

Shqip.com në prill të vitit të kaluar pati raportuar se Berishaj posedon aksione në dy kompani të cilat zhvillojnë biznes në Kosovës.

Por, këto biznese ku Berishaj është aksionar, nuk i ka deklaruar në deklarimin e pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Lexo edhe:
Anti-Korrupsioni dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj

Shqip.com kishte kontaktuar agjentin e regjistruar të firmës Zaslon Kosova L.L.C, Albert Hajrizaj, i cili ka thënë se kompania në fjalë është formuar në vitin 2008 dhe që nga ai vit nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet.

‘’Kjo kompani është hapur në vitin 2008, kjo kompani vetëm është hapur dhe është mbetur nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet’’ ka thënë nga kjo kompani për Shqip.com.

Katër muaj pas, Agjencia Kundër Korrupsionit ka ngritur kallëzim penal ndaj Berishajt.

/Shqip.com