Lajme

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri për ilaçe, MSH-ja zbulon se cilat barna do të sigurohen

Ministria e Shëndetësisë

Qeveria e Kosova dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë në mbledhjen e fundit të përbashkët.

Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigje për SHQIP.com, ka bërë të ditur se përmes marrëveshjes, do të ketë lehtësira në sigurimin e barërave të cilat janë më vështirë të sigurohen.

“Marrëveshja përfshinë secilin barnë që dy shtetet mendojnë për të siguruar më lehtë ose për të ndihmuar njëra tjetrën që t’i sigurojnë më lehtë. Kjo nënkupton që dy shtetet do të bashkëpunojnë për të siguruar qasje më të lehtë në tregjet farmaceutike botërore dhe për të siguruar me lehte edhe barna me të rralla dhe që sigurohen më me vështirësi”, thuhet në një përgjigje.

Ndërsa marrëveshja e dytë ka të bëjë me sigurimin e pajisjeve mjekësore.

“Një nga qëllimet e marrëveshjes se dytë është sigurimi i qasjes, disponueshmërisë se produkteve mjekësore dhe cilësore për përdorim në Shqipëri e Kosovë si dhe të pajisjeve mjekësore”.

Tutje sipas MSH-së përmes kësaj marrëveshje do të jetë më lehte mbulimi i terapive të pacientëve me Sklerozë Multiple, tashmë edhe atyre me Fibrozë Cistike.

“Për fat të mirë, Kosova ka siguruar një mbulim të mirë me terapi të pacientëve me Sklerozë Multiple, tashmë edhe të atyre me Fibrozë Cistike, por, gjithsesi ka sfida, të cilat përmes një adresimi të përbashkët, do të zgjidhen me lehtë”.

Lexo edhe:
Këto janë 19-të marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ndryshe këto marrëveshje vlejnë për një periudhë 3 vjeçare nga koha e nënshkrimit të tyre./SHQIP.com