Lajme

Manxhuka: Mostrat s’dihet kur janë zhdukur, vetëm dje është zbuluar

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se zhdukja e mostrave të Astrit Deharit është venë re ditën e djeshme pasi janë ndërruar frigoriferët ku ndërrohen mostrat.

Përmes një postimi në Facebook, Manxhuka tha se frigoriferët nuk janë ndërruar që nga tetori I vitit 2021 dhe nuk dihet kur janë zhdukur mostrat

“Dje, gjatë ndërrimit të frigoriferëve ku ruhen mostrat është kuptuar që mostrat e rastit të Astrit Deharin nuk janë më aty. Ky proces i ndërrimit nuk ka ndodhur nga tetori 2021. Andaj, aktualisht nuk dihet se kur janë zhdukur realisht këto mostra”.

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është njoftuar që mostrat e Astrit Deharit në Laboratorin e Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, janë zhdukur.

Haxhiu e ka quajtur akt kriminal.

Lexo edhe:

Rasti i Astrit Deharit, Haxhiu thotë se kamerat u prekën me urdhër të ish-ministres Dhurata Hoxha

Tutje, ajo tha se në atë hapësirë të IML-së ku janë ndodhur mostrat kanë qasje vetëm 3 persona.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy eroveta ja kanë dhënë Instututit Zvicëran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”.

Lexo edhe:

Shërbimi Korrektues pezullon nga puna dy zyrtarë për “shkelje të rëndë” në rastin e Astrit Deharit

/Shqip.com