Lajme

Rasti i Astrit Deharit, Haxhiu thotë se kamerat u prekën me urdhër të ish-ministres Dhurata Hoxha

Dhurata Hoxha-Ish ministrja e Integrimeve Evropiane

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ka thënë se nga zyrtarët i është thënë se kamerat e sigurisë për rastin e Astrit Deharit janë marrë para policisë dhe kjo me urdhër të ish-ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ajo në seancën e Kuvendit ka thënë se Prokuroria Speciale që tashmë e ka në dorë rastin duhet të hetojë më shumë rreth shkeljeve që kanë bërë personat përgjegjës atë ditë dhe të hetohet përfshirja e ish-ministres Hoxha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

“Sa i përket çështjes së epilogut në raport me procesin juridik për zbardhjen e rastit Dehari më lejoni t’ju njoftoj që ky rast aktualisht është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale pas disa informacione që kemi pranuar kam urdhëruar një inspektim në raport me atë se cilat kanë qenë përgjegjësitë e personave përgjegjës dhe se a janë kryer detyrat e personave përgjegjës në përputhje me legjislacionin dhe në përputhje me kompetencat”.

Sipas Haxhiut ka pasur shkelje nga personat përgjegjës që kanë qenë në detyre atë ditë dhe marrja e kamerave para policisë paraqet shkelje ligjore.

“Ka pasur shkelje nga personat përgjegjës që kanë qenë në detyrë atë ditë. Gjetjet tregojnë se atë ditë kamerat janë marre para policisë edhe kjo është shkelje penale po ashtu kamerat kanë mundur që nga zyrtarët përgjegjës të shihen pasi që ato të merren nga policia por jo të merren. Sipas informacioneve që kam marrë dhe kjo duhet të dëshmohet në prokurori. Mirëpo, nga zyrtarët të MD-së më është thënë se kjo është bërë me urdhër të Dhurata Hoxhës, ish-ministres së Drejtësisë”, ka thënë Haxhiu./Shqip.com