Manchester United kalon në finale të EFL Cup
Publikuar:
(01.02.2023 22:50:00)

Manchester United ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Nottingham me rezultat 2-0, duke kaluar në finale ku i pret Newcastle.
Pjesa e parë edhe pse me shumë raste nga të dyja palët, nuk solli asnjë gol.
Manchester United e nisi furishëm pjesën e dytë duke krijuar disa raste para se të shënonte golin.
Zhvillohej minuta e 76-të, kur Anthony Martial shënoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe pas tre minutash edhe Fred shënoi nga afër për 2-0.
Ndeshja u mbyll me këtë rezultat, ndërsa të besuarit e Erik ten Hag janë afër trofeut të parë sezonal, ku në finale takohen me Newcastlen.
/Shqip.com