Manchester United heq dorë nga ylli i Premierligës
Publikuar:
(15.06.2023 23:55:20)

Manchester Unitedi është tërhequr nga gara për Harry Kane, duke qenë se e konsideron shumë të lartë çmimin që i ka vënë Tottenham Hotspur.
“The Guardian” njofton se “Djajtë e Kuq” nuk mund ta paguajnë shumën e kërkuar nga “Spurs”-at për nënshkrimin e sulmuesit anglez.

Kane ka vetëm një vit në kontratën e mbetur, ndërsa pronari i klubit, Daniel Levy, nuk shumë i interesuar që ta shesë në këtë afat kalimtar.
Në rast të mostransferimit dhe mos rinovimit të kontratës, atëherë 29-vjeçari mund të largohet në verën e ardhshme me parametrat zero.
Derisa Unitedi e ka kthyer interesimin kah sulmuesi i Atalantas, Rasmus Hojlund, për kapitenin e Tottenhamit është i interesuar edhe Real Madridi.
/Shqip.com