Manchester United – Barcelona, ajka e mbrëmjes

E gjithë vëmendja e dashamirëve të futbollit, sonte është te sfida Manchester United – Barcelona. “Djajtë e Kuq” të trajnerit Erik Ten Hag bënë një paraqitje fantastike raundin e parë kundër katalanasve në “Camp Nou”. Ten Hag do të bëjë sot pa disa lojtarë të rëndësishëm të cilët nuk i ka në fakt në dispozicion për një kohë të gjatë. Eriksen, Martial, Van de Beek nuk do të jenë të disponueshëm për t’i dhënë një dorë ekipit të tyre.

Nga ana tjetër, Barcelona do të bëjë pa treshen perfekte të këtij sezoni, Dembele- Gavi-Pedri. Një mungesë tepër e madhe kjo për Xavin në këtë sfidë kaq shumë të rëndësishme. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 2-2 kështu që sot gjithçka është e hapur.
Juventus do të gjendet sot në Francë për të tentuar kualifikimin. Atje do të gjejë Nantesin i cili nuk ndodhet në ndonjë pozicion të mirë në renditjen e ligës franceze. Sfida e parë përfundoi 1-1 dhe gjithçka vendoset sot.

/Shqip.com