Malisheva – Ballkani: Mbyllet pjesa e parë
Publikuar:
(28.09.2022 13:50:44)

Malisheva është duke barazuar me Ballkanin me rezultat 1-1 – pas përfundimit të pjesë së parë.
Vendasit e nisën më mirë këtë ndeshje dhe arritën të realizojnë qysh në minutën e parë – me Agon Xhakën.
Por, mysafirët sulmuan pastaj me të gjitha forcat dhe arritën ta tundin rrjetën me anë të Ermal Krasniqit – në minutën e 44-të.

Me rezultatin aktual – Malisheva ngritet në pozitën e shtatë – me tetë pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër – skuadra nga Suhareka gjnendet në pozitën e tretë – me 13-të pikë – por një ndeshje më pak se Drita që është lidere – dhe numëron 17-të pikë./Shqip.com