“Makineria” e golave e quajtur Cristiano
Publikuar:
(19.09.2021 16:11:09)

Që nga “zbarkimi” i tij në “Old Trafford”, Cristiano Ronaldo ka shënuar katër gola të tre ndeshjet që është paraqitur.
CR7 ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen kundër West Ham United në kuadër të gjiros së pestë në Premierligë, shkruan Shqip.com.
Sulmuesi portugez edhe pse ka 36 vite mbi supe, ende po jep sinjale që mund të luajë në nivelet më të larta të futbollit.
Rezultati aktual në këtë ndeshje është 1-1, ndërsa goli i Cristianos e ka “rikthyer në lojë” Unitedin që ishte duke pësuar disfatë.
Aktualisht, “Djajtë e Kuq” gjenden në pozitën e tretë me 11 pikë, dy më pak se Liverpooli që është në pozitën e parë./Shqip.com