Rozë

Luizi hap kutinë e jetës, rrëfime emocionale me plotë rrënqethje

Mbrëmja e gjysmëfinales ka qenë një natë plot me emocione për Luiz Ejllin, i cili ndau me publikun shumë të pathëna dhe momente të vështira të përjetuara gjatë jetës së tij.

Këngëtari shkodran, ka treguar më në fund linjën e jetës së tij, ku ka bërë një rrëfim emocional dhe mjaft prekës në lidhje me të kaluarën, karrierën dhe për zgjedhjet që bëri përgjatë viteve.

Ai foli mbi fëmijërinë e tij dhe vështirësinë në të folur deri në një moshë të vonshme, e më pas për vitet e vështira të adoleshencës, ku ishte detyruar të punonte si kamerier në një moshë shumë të vogël për të ndihmuar familjen.

Mirëpo siç tha dhe ai gjithçka në jetën e tij nisi me muzikë dhe shkëlqimin e viteve të para të karrierës, ku ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen sapo kishin lindur.Në këtë kohë ai tregoi se kishte njohur Megi Topallin, për të cilën ka folur edhe më parë brenda shtëpisë dhe në këtë pikë ai ishte vënë përballë dy zgjedhjeve, të karrierës dhe dashurisë.

Ai tha se ndoqi zemrën dhe la gjithçka për dashurinë e tij dhe nisi një jetë të re në Francë bashkë me Megoin, ku qëndruan shumë vite.Në lidhjen e tij disa vjeçare me vajzën e ish kryeparlamentares Jozefina Topalli, ai rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte krisur dhe kishin shkuar drejt ndarjes, pasi ishin kthyer nga Franca.

Pikërisht këtu shënon momenti më tronditës në jetën e tij. pasi dalëngadalë ai nisi të humbte gjërat e tij më të shtrenjta.

Luizi gjithashtu tregoi se si e kishte përjetuar këtë moment aq të vështirë dhe se si ishte përballur me vetminë, e cila ishte pasuar nga braktisja e miqve që mendonte se do i kishte gjithnjë pranë.

“Kur isha në momentin tim më të mirë, isha në mes të dy zgjedhjeve. Isha në mes të karrierës dhe zemrës dhe zgjodha zemrën. Dhe kur erdha në Shqipëri ishte tepër vonë. Kam lindur në Shkodër në vitin 1985. Gëzimi ishte i madh pas një vajze një djalë. Unë nuk flisja dhe përgjatë katër viteve kishin ngelur pa zgjidhje dhe askush nuk po jepte përgjigje. Kur kam qenë katër vjeç kam qenë poshtë tavolinës dhe kam kërkuar ta marrë lodrën. Që nga ajo ditë nuk jam ndalur më. Kur filluan trazirat në mars të vitit 1997 gjithë njerëzit i kishin humbur shpresat, një pjesë e madhe kishin gjetur veten dikush në xhami, dikush në kishë. Aty mësova këngët. Kur u bëra maturant kushtet ekonomike në familje nuk ishin të mira. Nëna mbante dy punë, baba po ashtu dhe unë fillova punën si kamarier. Më tha një shok kanë ardhur ethet në Shkodër. Dola fitues në fund dhe ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme.Deri pa provuar emocionet e Big Brotherit, ka qenë emocioni më i madh që kam provuar. Kur u ktheva në Shqipëri njoha një vajzë dhe isha me të për dhjetë vite.U dorëzova para saj, nuk arriti të mi kuptonte dëshirat e vërteta që kisha. Nga kthimi filluan momentet e ftohjes mes meje dhe asaj për një zënkë momentale. Atë natë kur dola nga shtëpia kam pasur vetëm makinën, kam shtrirë sediljen dhe flija aty. Gjeta një shtëpi me qera dhe u ngrita sërish aty. Nuk lashë njeri pa i kërkuar ndihmë dhe askush nuk e vrau mendjen. Aty kuptova që personat që kisha pranë vetes kanë qenë vetëm për interes. Kam qenë në një situatë kur kam menduar edhe t’i jap fund vetes. Kur i humba gjitha shpresat mu kujtua një person. Në vitin 2020 data 24 dhjetor po më bie telefoni, baba më uroi Krishtlindjet. Rreth orës 23:30 më merr në telefon një shok dhe më treguan se më ka ndërruar jetë babai. Jeta mu bë akoma më e vështirë. Më pas më erdhi një telefonatë nëse dëshiron të bëhesh pjesë e Big Brother VIP.Vendosa të jetë gara e fundit që do bëj. Kam arritur të përceptoj që jashtë ka njerëz që dinë me fal. Tani është momenti që unë të bëj zgjedhje të duhura dhe falë atyrë që më përkrahin të jetoj në Shqipëri”, ka deklaruar këngëtari.

Luizi ishte edhe një porosi ndaj atyre që ia kanë kthyer shpinën.

Ai ka thënë se ata janë një zgjedhje e gabuar që ai ka bërë dhe se kur të dalë nga Big Brother, do ta vazhdoj ëndrrën për atë që sipas tij ka lindur: këngën dhe muzikën.

/Shqip.com