Rozë

Luana Vjollca largohet nga “Top Channel”, publikon mesazhin lamtumirës

Luana Vjollca

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka ndarë rrugët me Top Channel.

Pas kësaj fansat nuk e kanë lënë ‘rahate’ duke i shkruar se ku do ta shohim moderatorën tashmë.

E në lidhje më këta ajo ka vendosur që përmes një mesazhi në Instagram ta sqarojë situatën e saj për publikun.

“ Për ju që më pyesni dhe më shkruani qindra e mijëra herë gjatë ditës se kur do të rikthehesh në ekran?, duke e kërkuar këtë më ngulmë gati në protest…Wow, çfarë ndjesie qenka dashur me u ndalë pak kohë e më përjetu dashurinë tuaj”, ka shkruar ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Ajo ka thënë se Top Channel do të mbetët për herë shtëpia e saj, por që tashmë është vendosur nga të dyja palët.

Luana me tej, ka treguar që është në përgatitje të një projekti të ri si dhe ka premtuar fansat e saj që nuk do të mungojë shumë.

“ Paralelisht jam duke punuar për të qenë sa më shpejtë afër jush me programe argëtuese, çdo të shtunave mbrëmë, sepse tradita jonë mund të vonojë, por nuk do të mungojë, premtoj”, ka deklaruar ajo./SHQIP.com