Rozë

Loredana Zefi shfaqet krah repereve më të njohura në botë

Loredana Zefi padyshim që është një nga emrat më të suksesshëm të repit shqiptar.

Së fundmi, rep artistja shqiptare ka ndarë me fanat e saj në Instastory një foto ku janë të renditur kanalet me të klikuara në platformën YouTube të repereve femra. Krahas Doja Cat, Cardi B, e shumë të tjerave është edhe ajo.

Ndonëse një arritje e madhe, kjo nuk duhet të na çudisë në lidhje me Zefin, pasi reperja e ka vërtetuar shpesh herë suksesin e saj brenda dhe jashtë vendit.

Rikujtojmë se Lori është ndër reperet shqiptare më në zë në Europë. Përveç muzikës ajo ka bërë bujë ndër vite edhe për jetën personale. Flasim këtu për lidhjet dhe ndarjet me Mozzik, me të cilin ajo ka edhe një vajzë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik në verë.

Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja shkruante do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, Hanën./Shqip.com