Rozë

Loredana i kundërpërgjigjët Mozzikut : Mos më fol më, nuk do të funksionojë

Loredana dhe Mozzik

Mozzik dhe Loredana padyshim janë nga çiftet më të dashura  dhe të përfolura të publikut shqiptar.

Dyshja ka pasur ulje dhe ngitje gjatë lidhjes së tyre sa që pas lindjes së vajzës  së tyre Hanës, qëndruan të ndarë për një kohë të gjatë.

Megjithëse në media deklaruan se nuk ka kthim prapa dhe çdo gjë tashmë ka përfunduar megjithatë ribashkimi ndodhi dhe kjo gëzoi shumë fansat e tyre.

Megjithatë siç dukët ata përsëri kanë probleme në mes vete dhe lidhja nuk po ju ecën mirë.

Loredana dhe Mozzik

Dyshimet për ndarje i shtoi edhe më shumë reperi me një varg thumbash që u morën direkt për gruan e tij.

“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”- thuhet në po0stimet e Mozzik.

Por më pas, ai reagoi dhe tha se postimet e tij nuk lidhen me gjendjen e tij aktuale apo me gjëra konkrete në jetën e reperit.

Ai shkroi se thjesht i pëlqejnë dhe i publikon sepse do t’i vijë në ndihmë dikujt që ka nevojë për motivim.

Por, kjo nuk është nënkuptuar e tillë nga fansat e dyshës pasi që aluduan për ndarje përsëri, pasi që dyshja nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Nga ana tjetër Loredana i është kundërpërgjigjur Mozzik me një pjesë të shkëputur nga kënga “Let you down” të reperit NF.

 “Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në këngën që Loredana ka vendosur të publikojë në Instagram.

Se çka është duke ndodhur më qiftin në fjalë së a janë ndarë përsëri ata apo bëhet fjalë për ndonjë zhurmë mediatike mbetet të shihet./SHQIP.com