Lojtarët e Sporting Gijon sulmojnë portierin kundërshtar

Portieri i Real Oviedos, Joan Femenias, është sulmuar nga një numër lojtarësh të Sporting Gijon të shtunën.
Oviedo fitoi derbin e tensionuar, pasi një autogol nga Juan Berrocal, që i dha atyre një fitore 1-0 në divizionin e dytë spanjoll.
Megjithatë, rezultati i tyre u dëmtua nga skena tronditëse pasi lojtarët e Gijon u panë duke sulmuar portierin e Oviedos pas fishkëllimës së fundit, shkruan Daily Mail.
UFC edición Gijón pic.twitter.com/03vWFyKod4
— Juan 𓅓 (@juaaanim) April 16, 2022
Portieri mund të shihet duke qëndruar pranë portës, ndërsa bashkëlojtarët e tij festuan fitoren e tyre në skajin tjetër të fushës dhe u shfaqën duke shkëmbyer fjalë me një lojtar të Gijonit.
Një nga shokët e skuadrës së Sportingut u vërsul me shpejtësi dhe e shtyu Femenias.
Situata më pas u përkeqësua pasi shtatë lojtarë të tjerë vrapuan dhe rrethuan portierin përpara se të fillonin ta shtynin atë drejt portës së tij.
Më pas, lojtarët e kundërshtarit u duk se e goditën Femeniasin.

Femenias u shpëtua nga mesfushori i Gijon, Gaspar Campos, i cili e tërhoqi rivalin nga shokët e tij të zemëruar përpara se lojtarët të ndaheshin dhe Femenias të çohej në siguri.
Pas vulosjes së të tre pikëve, Oviedo ndodhet në vendin e gjashtë në divizionin e dytë, duke forcuar shpresat e tyre në playoff, ndërsa rivalët e tyre të ditës së derbit janë në vendin e 17-të./Shqip.com