Liverpool merr fitore – vë presion mbi Cityn

Të shtunën është rikthyer Premier Liga, pas ndeshjeve të kombëtarëve.
Liverpool ka arritur të korri fitoren ndaj Watford në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 31-të.
Fillimisht ishte Diogo Jota i vendasve që gëzoi kopin në “Anfield” në minutën e 22-të.
Joe Gomez bëri një vrap të mirë nga skaji i fushës dhe krosimin e tij e shfrytëzoi mirë portugezi që u tregua më i shkaathët se gardiani Foster.

Po në atë minutë, homologu i tij Alisson bëri një pritje të Juraj Kuckas së musafirëve.
Ishte përsëri Jota që shpërtheu me topin deri tek portieri 10 minuta pa përfunduar pjesa e parë, por që u mohua nga Foster.
Pjesa e parë u mbyll me rezulatin 1:0 në të mirë të nikoqirëve, të cilët dyfishuan epërsinë tek në minutën e 89-të.
Stuart Attwell u sinjalizua nga VAR për një parregullsi dhe akordoi penallti për “The Reds”.
Fabinho ishte ai që morri përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë.
𝐁𝐈𝐆 𝐓𝐇𝐑𝐄𝐄 𝐏𝐎𝐈𝐍𝐓𝐒 ✊🔴 pic.twitter.com/SBVCEgFJWk
— Liverpool FC (@LFC) April 2, 2022
Gjyqtari më pas sinjalizoi edhe për katër minutat shtesë, që nuk patën ndonjë ndryshim rezultati.
Krejt në fund Liverpool 2:0 Watford.
Djemtë e Jurgen Klopp marrin kreun me 72 pikë të mbledhura, të paktën deri në ndeshjen e Manchester Cityt me Norwich (16:00), që me fitore eventuale rimarrin kreun me një pikë më shumë. /Shqip.com