Sport Ndërkombëtar

Liverpool me mision “hakmarrës”, Reali kërkon rikthimin në maje

Futbolli evropian po bëhet gati t’i thotë lamtumir një tjetër stinori dramatik.

Tani ka mbetur vetëm edhe finalja e madhe për të mbyllur perdet e një shfaqje befasuese.

Dy titanët e Evropës do të luftojnë deri në “vdekje”, për të kurorëzuar mbretin e ri.

Me Chelsean që ishin të pa aftë të mbronin kurorën e tyre dhe u gjunjëzuan para armikut, në “Stade de France”, Liverpooli përballet me Real Madridin për të vendosur kampionët e rijnë.

Champions League final preview: Liverpool vs Real Madrid – where to watch,  kick-off time, possible line-ups, form guide | UEFA Champions League |  UEFA.com

Këtë vit finalja e Ligës së Kampionëve po zhvillohet në një kohë kur lufta është ndezur në Evropë dhe futbolli nuk është në plan të parë.

Madje edhe kjo finale u ndikua nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, pasi përballja është zhvendosur nga “Shën Petersburgu” në Paris, sepse Rusia iu morr e drejta e organizimit të këtij evenimenti.

Finalja e madhe pritet që të shikohet nga 400 milionë persona në mbarë botën, sipas BBC.

Real Madridi

Përkundër se nuk patën një kampanjë dominuese, Real Madridi i ka befasuar të gjithë duke eliminuar disa nga favoritët e këtij kompeticioni.

Në rrugën e tyre për në finale, ata mundën finalistët e vitit të kaluar, Chelsean dhe Manchester Cityin, derisa kaluan edhe Paris Saint Germain e Lionel Messit, Kylian Mbappes dhe Neymarit.

3-1: Into the final after an epic fightback | Real Madrid CF

Kundërshtarët e tyre dominuan ndeshjet, Reali i mbijetoi fazave kritike dhe më pas befasoi kundërshtarët, duke rikthyer gjithçka brenda pak minutave.

Në gjysmëfinale kundër Cityt, Reali ishte duke humbur me dy gola disavantazh deri në minutën e 90-të dhe fitoi.

Më meritori për këtë arritje mund të konsiderohet Karim Benzema.

Ai ka shënuar 15 gola këtë stinor, në misionin e tij për ta fituar Championsin e pestë në karrierë.

Liverpool

“The Reds” triumfuan përball Villarrealit, mposhtën Juventusin në Torino dhe befasuan Bayernin në Mynih.

Autoritetet franceze janë gati për një fluks prej 60 mijë tifozësh të Liverpool-it, ndërsa Parisi përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve.

Shumica kanë udhëtuar pa biletë për ndeshjen me trajner, tren, avion dhe varkë për të parë atmosferën.

Një tifoz i Liverpool tregon mbështetjen e tij në Paris para finales së Ligës së Kampionëve 2022

Rreth 7000 policë do të jenë në detyrëndërsa autoritetet kanë përgatitur një zonë të madhe tifozësh për deri në 45,000 tifozë të Liverpool-it përgjatë Cours de Vincennes, një rrugë kryesore në lindje të Parisit, gjashtë milje larg stadiumit.

Kjo, në fund të fundit, është një përsëritje e vitit 2018. Reali fitoi atë ditë kryesisht falë supergolit të Gareth Bale.