Përderisa gazetari i CNN po raportonte – ndëgjohen raketat ruse dhe kalojnë tanket

Përderisa gazetari i CNN, Frederick Pegeten po po raportonte nga Belgorod – rusët po sulmonin Ukraninën nga qielli. Madje – ai e ndali raportimin për një moment -pasi raketat ruse po ndëgjoheshin. Teksa, kjo nuk ishte e gjitha. Pranë tij – kaluan edhe tanke ruse që e bënë këtë skenë të duket sikur në filma, … Continued

Trupat amerikane në Poloni përgatiten për të pritur refugjatë nga Ukraina

Trupat e ushtrisë amerikane po përgatiten t’i afrohen kufirit të Polonisë me Ukrainën për të ndihmuar në procesin e atyre që largohen nga vendi pas pushtimit rus. Mbi 5,500 trupa që mbërritën në Poloni këtë muaj kanë punuar me forcat polake, për të filluar punën e qendrave në afërsi të kufirit, për t’i ndihmuar të … Continued

Erdogan kundërshton veprimin ushtarak “të papranueshëm” të Rusisë ndaj Ukrainës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, veprimin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, e ka quajtur të papranueshëm. “Ky hap, të cilin ne e shohim si në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, është një goditje për stabilitetin dhe paqen rajonale,” tha Erdogan. Erdogan ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka theksuar mbështetjen për integritetin … Continued

Ukrainasit protestojnë – “Stop Putin”

Duke valëvitur flamurin kombëtar blu dhe të verdhë dhe duke brohoritur slogane kundër Rusisë, disa qindra mbështetës pro-ukrainas janë mbledhur në Whitehall përballë Downing Street. Disa mbajnë pankarta me përshkrimet e Vladimir Putin së bashku me fjalët “terrorist” dhe “vrasës”. Turma heshti ndërsa himni kombëtar i Ukrainës luhej përpara se të shpërthente në duartrokitje dhe … Continued

Kina bën thirrje për përmbajtje, refuzon termin ‘pushtim’

Kina refuzoi t’i quajë lëvizjet e Rusisë në Ukrainë një “pushtim” dhe i bëri thirrje të gjitha palëve për përmbajtje. “Kina po e monitoron nga afër situatën e fundit. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje që të parandalohet dalja nga kontrolli e situatës”, tha Hua Chunying, zëdhënëse e ministrisë së … Continued

Haradinaj: Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për pushtimin e Rusisë në Ukrainë ka deklaruar se agresoni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë. Haradinaj përmes një postimi në Facebook  u shpreh se populli i Kosovës është kundër agresionit rus në Ukrainë. “Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.Agresioni … Continued

Dy ushtarë rusë kapen gjatë luftimeve

Ushtria ukrainase ka kapur dy ushtarë rusë gjatë luftimeve. Ata do të trajtohen si pengje të luftës. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në faqen e saj në Twiter ka konfirmuar se ushtarët ishin të pajisur me kallashnikovë dhe me thika. Ushtria ukrainase është zhvilluar luftime ne disa pjesë të territorit të saj të cilat janë … Continued

Zonat më të fundit ku besohet se po ndodhin sulme në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky thotë se forcat e armatosura të vendit të tij po zmbrapsin sulmet në zonën e Donbasit në Ukrainën lindore, si dhe në pjesë të tjera të vendit. Në të kundërt, Rusia thotë se ka hasur pak rezistencë, shkruan BBC, transmeton Shqip.com. Teksa, shtria ukrainase thotë se ka vrarë rreth 50 … Continued

Si po raportojnë mediat ruse për sulmet në Ukrainë

Shumica e mediave në Rusi janë të kontrolluara nga shteti – gjë që shpjegon se përse kanalet televizive të vendit po e paraqesin pushtimin si një akt vetëmbrojtjeje që synon vetëm largimin e ushtrisë së Ukrainës. Shumë kanale kanë cituar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes duke theksuar se “armë me precizion të lartë” po … Continued

Johnson: Katastrofë për kontinentin tonë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka quajtur “katastrofë për kontinentin tonë” sulmet ruse -në Ukrainë. Nëpërmjet një postimi në Twitter – ai ka thënë se do t’i bëjë një adresim kombit për këtë çështje. “Do i bëjë një adresim kombit mbi pushtimin rus të Ukrainës. Po ashtu do të flasë me liderët tjerë të G7 … Continued