Trupat amerikane në Poloni përgatiten për të pritur refugjatë nga Ukraina

Trupat e ushtrisë amerikane po përgatiten t’i afrohen kufirit të Polonisë me Ukrainën për të ndihmuar në procesin e atyre që largohen nga vendi pas pushtimit rus.

Mbi 5,500 trupa që mbërritën në Poloni këtë muaj kanë punuar me forcat polake, për të filluar punën e qendrave në afërsi të kufirit, për t’i ndihmuar të menaxhojnë situatën kur dhjetëra mijëra njerëz pritet të largohen nga shteti fqinj – pra Ukraina.

Ndërkaq, Ministria e mbrojtjes e Polonisë prezantoi një nivel më të lartë gatishmërie të enjten, duke kërkuar që ushtarët nga forcat e mbrojtjes operative dhe territoriale të qëndrojnë në njësitë e tyre. Të gjitha udhëtimet zyrtare të tyre janë anuluar, shkruan New York Times.

Kurse, Administrata Joe Biden ka thënë vazhdimisht se trupat amerikane nuk do të luftojnë në Ukrainë ose nuk do të shpëtojnë amerikanët e bllokuar atje.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se sulmet në Ukrainë mund të rezultojnë me një deri në pesë milionë refugjatë, ku shumica prej tyre do të shkojnë në Poloni. E kjo nënkupton numrin më të madh të refugjatëve në Evropë që nga vitit 2015. /Shqip.com