Erdogan kundërshton veprimin ushtarak “të papranueshëm” të Rusisë ndaj Ukrainës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, veprimin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, e ka quajtur të papranueshëm.

“Ky hap, të cilin ne e shohim si në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, është një goditje për stabilitetin dhe paqen rajonale,” tha Erdogan.

Erdogan ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka theksuar mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, shkruan CNN.

“Ne jemi në marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe sociale me Rusinë dhe Ukrainën, të cilat i shohim si vende mike, dhe sinqerisht na vjen keq që Rusia dhe Ukraina u përballën në këtë mënyrë”.

“Ne do të bëjmë pjesën tonë për të garantuar sigurinë e të gjithëve që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht qytetarëve tanë dhe vëllezërve tatarë në rajon,” shtoi ai.

Erdogan ka folur me Vladimir Putin në një telefonatë të mërkurën, ku kishte  shprehur kundërshtimin e tij ndaj hapave të presidentit rus kundër sovranitetit të Ukrainës. /Shqip.com