Johnson: Katastrofë për kontinentin tonë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka quajtur “katastrofë për kontinentin tonë” sulmet ruse -në Ukrainë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter – ai ka thënë se do t’i bëjë një adresim kombit për këtë çështje.

“Do i bëjë një adresim kombit mbi pushtimin rus të Ukrainës. Po ashtu do të flasë me liderët tjerë të G7 dhe bëjë thirrje për një mbledhje urgjente të të gjithë liderëve të NATO-s sa më shpejtë që është e mundur”.

Ndërkohë më herët ai u shpreh “shumë i befasuar nga ngjarjet e tmerrshme” dhe tregoi se ka komunikuar me presidentin Zelenskyy për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një rrugë të gjakderdhjes dhe shkatërrimit me fillimin e këtij sulmi në Ukrainë. Britania dhe aleatët do të përgjigjen vendosmërisht”, shkroi Johnson në Facebook në orët e hershme të mëngjesit.

Ushtria ruse pas një adresimi të presidentit rus mëngjesin e së enjtes ka bombarduar disa baza ushtarake afër qyteteve të mëdha përfshirë Kievin.

Putin e ka quajtur operacion ushtarak për mbrojtjen e banorëve rusë që jetojnë në këtë shtet e që po rrezikohen nga gjenocidi që ishte planifikuar nga regjimi politik i Kievit./SHQIP.com