Si po raportojnë mediat ruse për sulmet në Ukrainë

Shumica e mediave në Rusi janë të kontrolluara nga shteti – gjë që shpjegon se përse kanalet televizive të vendit po e paraqesin pushtimin si një akt vetëmbrojtjeje që synon vetëm largimin e ushtrisë së Ukrainës.

Shumë kanale kanë cituar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes duke theksuar se “armë me precizion të lartë” po përdoreshin kundër objekteve ushtarake ukrainase, pa asnjë kërcënim për civilët, shkruan BBC, transmeton Shqip.com

Televizioni zyrtar shtetëror “Rossiya 1” filloi një buletin lajmesh duke thënë: “Sot Rusia ka filluar një operacion special ushtarak që synon mbrojtjen e njerëzve që për tetë vitet e fundit janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi në Kiev”.

Teksa, kanali zyrtar shtetëror i lajmeve Rossiya 24 tregoi dy persona në Donetsk duke folur me një gazetar.

“Është madhështore. Nuk ka fjalë të tjera për ta përshkruar atë,” tha një burrë.

“Jam vërtet e lumtur. Ne kemi pritur tetë vjet për këtë,” tha një grua për kanalin./Shqip.com