Zëvendëspresidenti i Brazilit: Brazili nuk është neutral, mbështet Ukrainën

Ministria e Punëve të Jashtme të Brazilit, të enjten ka bërë një deklaratë, duke kërkuar “pezullimin e menjëhershëm të armiqësive dhe fillimin e negociatave” pas pushtimit rus të Ukrainës. “Brazili bën thirrje për pezullimin e menjëhershëm të armiqësive dhe fillimin e negociatave që çojnë në një zgjidhje diplomatike të çështjes, bazuar në Marrëveshjet e Minskut … Continued

Ambasadori ukrainas: Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme për të zmbrapsur sulmin rus

Ambasadori i Ukrainës, Vadym Prystaiko, ka theksuar se Ukraina aktualisht nuk ka pajisje të mjaftueshme ushtarake për t’u mbrojtur nga sulmet ruse. “Ne kemi mjaft njerëz; ne nuk kemi pajisje të mjaftueshme,” tha Prystaiko kur u pyet nëse forcat e Ukrainës në terren janë të afta të zmbrapsin sulmin rus. Ndërsa foli me gazetarët në … Continued

G7-ta: Putin e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifutur luftën në kontinentin evropian”. “Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, deklaruan udhëheqësit, raporton CNN, transmeton Shqip.com. “Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë … Continued

Kryeministri spanjoll Sánchez: Pushtimi rus i Ukrainës nuk mund të mbetet u pandëshkuar

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez të enjten tha se pushtimi rus i Ukrainës do të ketë “pasoja të gjera dhe nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar”. Në një fjalim televiziv kombëtar në Madrid, ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin “t’i japë fund të menjëhershëm armiqësive dhe të revokojë” njohjen e territoreve nga Rusia … Continued

Përfundon takimi i G7 i thirrur për pushtimin e Ukrainës

Takimi i G7 ka përfunduar pas vetëm më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Ai u zhvillua nga 9:17 e mëngjesit deri në orën 10:27 e mëngjesit ET, raporton CNN. Pjesëmarrësit e takimit, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin: Presidenti i SHBA Joe Biden Kancelari gjerman Olaf Scholz i Gjermanisë Kryeministri … Continued

Kryeministri i Hungarisë, dënon sulmin rus në Ukrainë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. “Së bashku me aleatët tanë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ne dënojmë veprimin ushtarak të Rusisë”, ka thënë Orban. Ai gjithashtu ka theksuar se Hungaria do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën, dhe se është  e përgatitur të pres njerëzit që ikin nga Ukraina. … Continued

Presidenti i Ukrainës: Rusia kërkon të kontrollojë termocentralin bërthamor të Çernobilit

Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar në Twitter për qëllimet e Rusisë. Ai ka shkruar se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit. “Forcat pushtuese ruse po përpiqen të marrin Çernobilin (Centralin Bërthamor9). Ushtarët tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky … Continued

Biden pritet të marrë masa të reja ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA -së, Joe Biden do t’i drejtohet kombit në lidhje me sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, që ka filluar të enjten. Ky adresim do të bëhet nga shtëpia e bardhë, njofton CNN. Biden, tha se do të japë vërejtje për sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Biden pritet të … Continued

Moska mohon se forcat ruse janë duke bombarduar qytetet e Ukrainës

Moska ka mohuar se është duke targetuar qytetet ukrainase dhe akuzoi Kievin për inskenim të pamjeve të sulmeve ndaj civilëve për të përfituar mbështetje nga Perëndimi.  “Incizimet e inskenuara janë bërë në qytetet ukrainase, me të pretenduarat ‘humbje në masë’ të popullatës civile të Ukrainës […] që të intimidohet popullata civile dhe ato të transmetohen … Continued

Zelenskyi: Ukraina nuk do të dorëzohet për lirinë e saj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka deklaruar se shteti i tij është sulmuar tinëzisht nga Rusia mirëpo pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë ngase ata janë duke luftuar për mbrojtjen e lirisë së tyre si një shtet i pavarur. Zelenskyi thotë se është duke punuar në krijimin e një koalicioni anti-Putin që do të përbëhet nga … Continued