Dy ushtarë rusë kapen gjatë luftimeve

Ushtria ukrainase ka kapur dy ushtarë rusë gjatë luftimeve. Ata do të trajtohen si pengje të luftës.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në faqen e saj në Twiter ka konfirmuar se ushtarët ishin të pajisur me kallashnikovë dhe me thika.

Ushtria ukrainase është zhvilluar luftime ne disa pjesë të territorit të saj të cilat janë pushtuar nga Rusia.  

Analistët ushtarak kanë vlerësuar se lufta ndaj pushtimit rusë mund të merr drejtimin e një lufte guerile.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar forcat e armatosura që të futen në Ukrainë me arsyetimin se janë duke mbrojtur popullatën ruse në këtë shtet nga sulmet e Qeverisë së Ukrainës. 

Putin ka deklaruar se fushata ushtarake duhet të përfundojë me rrëzimin e regjimit politik në Ukrainë. /Shqip.com