Kina bën thirrje për përmbajtje, refuzon termin ‘pushtim’

Kina refuzoi t’i quajë lëvizjet e Rusisë në Ukrainë një “pushtim” dhe i bëri thirrje të gjitha palëve për përmbajtje.

“Kina po e monitoron nga afër situatën e fundit. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përmbajtje që të parandalohet dalja nga kontrolli e situatës”, tha Hua Chunying, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Kinës. Ajo u acarua me vlerësimin e gazetarëve për aksionet ruse.

“Ky është ndoshta dallimi mes neve Kinës dhe juve perëndimorëve. Ne nuk do ngutemi të vijmë me ndonjë përfundim. Sa i përket definicionit të një pushtimi, mendoj se duhet të kthehemi mbrapa në mënyrë që të dimë si ta shohim situatën e tanishme në Ukrainë. Problemi ka sfond tjetër të komplikuar historik që ka vazhduar deri sot. Mund të jetë jo çka çdokush dëshiroj të shohë”, u shpreh ajo.

Forcat ruse të enjten gjuajtën raketa në disa qytete në Ukrainë dhe dërguan trupa në bregdetin e saj, siç raportuan zyrtarë dhe media, pasi presidenti rus Vladimir Putin autorizoi çka ai quajti një operacion special ushtarak në lindje./SHQIP.com