Penguan procesin zgjedhor – tre persona të ndaluar

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë gjithë ditës të së dielës, sa i përket procesit zgjedhor, janë evidentuar katër raste me pesë persona, tre prej të cilëve janë në ndalim, ndërsa dy persona në procedurë të rregullt. Kështu ka njoftuar kjo prokurori me anë të një komunikate për media, ku thuhet se në bashkëpunim … Continued

Ahmeti i uron fitoren Ramës, i ofron bashkëpunim

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka uruar Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për fitoren e zgjedhjeve lokale, njofton Shqip.com. Ahmeti i ka ofruar Ramës bashkëpunim për informata dhe sqarime. Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti i uroi suksese Ramës duke shpresuar se do t’i përmbushë premtimet … Continued

Krasniqi: Populli ia ktheu shpinën Albin Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, derisa ka uruar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, për rezultatet e bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha se skena politike në Kosovë ka ndryshuar. Sipas tij, populli i Kosovës ka ndryshuar mënyrën e votimit krahasuar me tetë muaj më parë, … Continued

Haziri e pranon humbjen në Gjilan

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit dhe njëherësh kryetari në largim, Lutfi Haziri, e ka pranuar humbjen në këtë komunë. Ai ka falënderuar të gjithë gjilanasit të cilët e kanë votuar, ndërsa ka thënë se “LDK-ja do të vazhdojë të punojë me të gjithë ata që e duan Gjilanin”. Nga mbi … Continued

Arben Vitia: Prishtina e ka kryetarin e ri, Përparim Ramën

Arben Vitia e ka pranuar humbjen në Prishtinë. Ai ka qenë në garë kundër Përparim Ramës së LDK-së. “Sipas rezultateve, Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, shfrytëzoj rastin ta falënderoj z.Rama për një kulturë dhe fushatë shumë korrekte,. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj komisionerët tanë, duke i numëruar votat e fundit. Prishtinës i uroj … Continued

Rama shpall fitoren: Zotohem që do të jem kryetar i të gjithëve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, e ka shpallur fitoren e tij në një konferencë për media, duke iu drejtuar elektoratit si kryetar i kryeqytetit. Ai tha se rezultati i deritanishëm i bërë publik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregon se votuesit e Prishtinës janë emancipuar “duke dashur më … Continued

AAK-ja e fiton Klinën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Klinës. Sipas rezultateve të KQZ-së, Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë kryetar i kësaj komune edhe për katër vitet e ardhshme. Elezaj ka marrë 7.866 vota apo 55.11 për qind, derisa Esat Raci i PDK-së ka 6.406 vota … Continued

Haradinaj: AAK-ja ka fituar bindshëm në 5 komuna

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti fituese e këtyre zgjedhjeve pasi ka fituar bindshëm në pesë komuna”. Kështu ka deklaruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, pas publikimit të rezultateve fillestare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Haradinaj me këtë rast ka falënderuar “të … Continued

Xhafer Tahiri e pranon humbjen në Vushtrri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pranuar humbjen në këtë komunë. Përmes një postimi në Facebook, ka thënë ai dhe partia e tij e respektojnë vullnetin e qytetarëve. Ndaj, i ka uruar fitoren kundërkandidatit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizit. “Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, … Continued

LVV i uron fitoren Smajl Latifit në Rahovec

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica për kryetar të Komunës së Rahovecit, ka uruar kundërkandidatin e tij Smajl Latifin për rezultatet preliminare në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, njofton Shqip.com. Me anë të një postimi në Facebook, Korenica, i cili ka fituar 33.97 për qind të votave nga 67.36 për qind të votave të … Continued