Haziri e pranon humbjen në Gjilan

Kryetari në largim i Gjilanit, Lutfi Haziri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit dhe njëherësh kryetari në largim, Lutfi Haziri, e ka pranuar humbjen në këtë komunë.

Ai ka falënderuar të gjithë gjilanasit të cilët e kanë votuar, ndërsa ka thënë se “LDK-ja do të vazhdojë të punojë me të gjithë ata që e duan Gjilanin”.

Nga mbi 96% e votave të numëruara në Gjilan, Alban Hyseni i VV-së është duke pri me 51,13% të votave.

Ndërsa, Lutfi Haziri i LDK-së është i dyti me 48,87%.