LVV i uron fitoren Smajl Latifit në Rahovec

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Rahovecin, Smajl Latifi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica për kryetar të Komunës së Rahovecit, ka uruar kundërkandidatin e tij Smajl Latifin për rezultatet preliminare në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, njofton Shqip.com.

Me anë të një postimi në Facebook, Korenica, i cili ka fituar 33.97 për qind të votave nga 67.36 për qind të votave të numëruara.

“Rruga e gjatë për ndryshim vazhdon. Kurse unë do të vazhdoj të kontriboj për Rahovecin nga pozita e deputetit. Kundërkandidatit tim, Smajl Latifi nga AAK, ja uroj fitoren e këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Korenica në llogarinë e tij.

Latifi, i cili ishte kryetar i kësaj komune deri tani, ka fituar 66.03 për qind të votave, apo shtatë mijë e 899 vota deri tani, duke lënë në vend të dytë Korenicën me katër mijë e 63 vota.