Rezultatet e para e nxjerrin fituese PDK-në në Dragash

Shaban Shabani – kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Dragashit, po prin në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës, njofton Shqip.com. Siç bëhet e ditur në të dhënat e KQZ-së, Shabani i PDK-së ka lënë në vend të dytë Bexhet Xheladinin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në 85 për qind të … Continued

Numërohen mbi 26% e votave në Prishtinë – prinë Rama

Numërohen mbi 26% e votave në Prishtinë – prinë Rama Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur numërimin e votave të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Deri tani në Komunën e Prishtinës janë numëruar 26.89 për qind. Bazuar në rezultatet e deritanishme, në kryeqytet po prin kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama – me … Continued

EXIT POLL-i i AP-së: Bulliqi edhe një mandat në krye të Podujevës

Me 51 për qind të votave, sondazhi i Albanian Postit e ka nxjerrë fitues kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Shpejtim Bulliqi. Bulliqi, pretendon mandatin e dytë në këtë komunë, bazuar në rezultatet e këtij EXIT POLL-i ka lënë në vend të dytë kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni. Hyseni, i … Continued

Burim Berisha bindshëm i pari në Fushë Kosovë sipas KQZ-së

Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke pri bindshëm në Komunën e Fushë Kosovës, sipas rezultateve të para të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deri më tani janë numëruar afër 5 mijë vota, nga 16 mijë votues sa i ka kjo komunë të regjistruar. Në raundin e parë Berisha për 0.04 për qind nuk … Continued

KQZ: Mbi 37% e qytetarëve kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar statistikat e daljes së qytetarëve në zgjedhjet lokale që u mbajtën në 21 komuna të Kosovës. Sipas KQZ-së, nga 99.81% e votave të përpunuara, 37.87%  qytetarë të Kosovës kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Nga 1.260.571 persona me të drejtë vote, 475,751 qytetarë e kanë shfrytëzuar … Continued

Projeksioni i Kohës: VV-ja fiton tri nga katër komunat më të mëdha

Tri nga katër komunat kryesore të cilat të dielën e 14 nëntorit ishin në balotazh – i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, sipas projeksionit të gazetës Koha. Ky projeksion e ka nxjerrë fituese partinë e Albin Kurtit në Prishtinë, Prizren e Gjilan. Ndërkaq, humbje VV-ja, gjithnjë sipas këtij projeksioni, ka pësuar në Komunën e Gjakovës, ku … Continued

Nis numërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajt të dielën e 14 nëntorit. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 – kur janë mbyllur vendvotimet – është 38.48%. Në raundin e dytë të drejtë vote kishin 1 milion e … Continued

LVV fiton Gjilanin, sipas EXIT POLL-it të Albanian Post

Komuna e Gjilanit sipas EXIT POLL-it të Albanian Postit, gjatë katër vjetve të ardhshme do të drejtohet nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni. Ky sondazh e ka nxjerrë fitues Hysenin me vetëm 0.5 për qind të votave më shumë se kryetari aktual, Lutfi Haziri, i cili është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe … Continued

Zëdhënësi i Vetëvendosjes thotë se kanë fituar në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka bërë një postim në Facebook, duke pretenduar se kanë fituar në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. “Prishtinë, Prizren, Gjilan. Vazhdon…”, ka shkruar Manxhuka në Facebook. Kujtojmë se në Prishtinë dhe Gjilan Vetëvendosje nuk ka udhëhequr më herët, ndërsa në Prizren ka qenë Shaqir Totaj.

EXIT POLL-i nga Klan Kosova: Lutfi Haziri e fiton Gjilanin

Lutfi Haziri i LDK-së ka fituar në Gjilan, Sipas EXIT POLL-it tw prezantuar ekskluzivisht në Klan Kosova ai ka fituar me një diferencë shumë të ngushtë duke marrë 50.87 % të votave, derisa kundërkandidati i tij Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.13 % të votave. Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në … Continued